Transmetuar më 04-02-2018, 17:22

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika është njohur sot me masën e sigurisë arrest me burg, nga Gjykata e Elbasanit.

Vendimi është marrë në një seancë maratonë dhe të tensionuar për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSh.

Avokatët mbrojtës të tij kishin pretendime, ku kërkuan përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi.

Por kërkesa e tyre u rrëzua pas shqyrtimit të një trupe tjetër.

Në seancën me dyer të mbyllura, u mor vendimi për Dashamir Xhikën, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për rrugën Tiranë Elbasan, dhe Elbasan-Gjinar. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd