Transmetuar më 04-02-2018, 11:10

Një person i cili lëvizte i armatosur me pistoletë, thikë dhe kapuç, u kap mat nga policia.

Mbrëmjen e së shtunës, u arrestua në flagrancë Denis Kuçi, 19 vjeç, banues në fshatin Marikaj.

I riu u kap nga uniformat blu pasi në Vorë, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë e dyshuar sportive, një thikë e një kapuç.

Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar aktivitetet ku mund të jetë përfshirë i riu.

Sakaq në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Mbajtje pa leje te armeve te ftohta” si dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd