Transmetuar më 04-02-2018, 09:25

Detyra e thërriste dhe ai nuk mund të mungonte, me veglat e punës me vete u nis për të rregulluar defektin.

Por 32-vjeçari Fatjon Hoxha nuk u kthye më në shtëpi dhe nuk i pa më dy fëmijët e tij të vegjël dhe as të shoqen që e la të ve, në moshë fare të re.

Pasditen e kësaj të shtune, Fatjoni nga Luzha e Tropojës, po punonte në fshatin Rragan për të rregulluar një defekt të shkaktuar nga moti i keq që përfshiu të gjithë vendin.

Ai ndodhej bashkë me kolegë të tjerë, por fati i keq i ra atij, një djalë në kulmin e moshës.

Fatjoni u dërgua i pajetë në spitalin e Tropojës rreth orës 17:45, të pasdites së djeshme.

Dyshohet se elektriçistin e zuri korrenti teksa punonte, dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Ndërkohë që familja ka hapur dyert e mortit, miq dhe të afërm të tij kanë shpërthyer me mesazhe ngushëllimi e hidhërimi në rrjetet sociale.

“E paç dheun e lehtë Fatjon”, shkruan një mik i tij. Ndërkohë vajza e hallës publikon fotot e të ndjerit dhe shkruan, “Pushofsh në xhenet o djali i hallës time”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd