




Një pjesë e zonës Ali Demi në Tiranë është pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të fiderit nga një subjekt privat.
Aktualisht, brigadat e njësisë OSHEE Tirana 2 janë duke manovruar me linjat për të rikthyer energjinë elektrike brenda 20 minutash.
Sakaq, nisur nga parashikimet e motit të keq të dy ditëve në vijim, OSHEE është vendosur në gatishmëri të plotë, sidomos në rajonet ku pasojat e erës së fortë do të kenë ndikim të madh, kryesisht në zonat rurale.
Gjithashtu njoftohet se sot edhe në zonën e Shkodrës, Malsisë së Madhe ka shumë erë dhe kjo ka sjellë shumë difekte në fiderat Ajror gjatë natës.
Ndërkohë nga ana e tyre punonjësit janë në terren, por era e fortë i ka sjellë probleme duke i penguar në punën e tyre. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





