Transmetuar më 03-02-2018, 12:54

Një sherr mes dy të rinjve në Durrës ka përfunduar në përdorimin e thikave, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, ndërsa tjetri në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Arapaj të Durrësit, ndërsa i arrestuari është identifikuar si Arjan Ajazi 23 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Burime policore bëjnë me dije se 23 vjeçari për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I.R., 19 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë i dëmtuari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd