Transmetuar më 03-02-2018, 11:28

Kemi parë çudira nga më të ndryshmet ku kafshët kujdesen për njerëzit në një mënyrë që ndonjëherë ja kalojnë edhe vetë njerëzve.

Çudia e radhës është pikërisht ajo që mund të shohësh, ku një ari shtyn një njeri me një karrocë në rrugët e Moskës, pikërisht kjo ishte ajo që “Yasha Bear” po bënte të martën.

Trajneri Oleg Aleksandrov pësoi një aksident në qarkun Nizhegorodsky, duke rënë nga 18 metra e për pasojë ka thyer këmbët dhe një krah. Ai po rriste tre arinj të vegjël në atë kohë.

Megjithatë, pas aksidentit, Oleg u shtrua në spital dhe u hoq nga arinjtë e tij ose “fëmijët me flokë” siç i thërriste ai për katër muaj.

“Isha shumë i shqetësuar se si do të ndryshonte marrëdhënia jonë”,- tha ai, duke shtuar se ky mendim po i qarkullonte në kokë gjatë gjithë kohës që ishte në spital, pasi pas daljes së tij duket se asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd