
Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Laprakës në Tiranë, ku një automjet me targa AA 475 OK ka përplasur për vdekje një këmbësore rreth 55 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është goditur nga automjeti teksa ka qenë duke kaluar rrugën pranë vijave të bardha.
Si pasojë përplasja ka qenë fatale për këmbësoren duke ndërruar jetë në vend dhe duke mos pasur mundësi të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin e shoferit të mjetit dhe shoqërimin e tij në komisariat.
Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





