Transmetuar më 02-02-2018, 21:12

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një fshat të vogël të Indisë.
Sipas një videoje që po qarkullon në internet, shihet se si derri i egër hyn në fshat dhe sulmon banorët.
Fshatarët mundohen ta largojnë atë me lopatë, por ai nga mllefi sulmoi një burrë, të cilin tentuan ta shpëtojnë kalimtarët.
Por, në një moment derri lë burrin e shtrirë për tokë dhe i vërsulet një gruaje aty afër, të cilën e sulmon pa mëshirë.
Pas disa minutash, intervenoi policia e cila vrau derrin, nga sulmi i të cilit një burrë vdiq dhe gruaja pësoi lëndime të rënda. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





