Transmetuar më 02-02-2018, 19:55

Autoritetet në Britani kanë arritur që të arrestojë një shqiptar, i cili trafikonte emigrantë me gomone.

Mediat kanë bërë publik edhe emrin e tij. Ai është 40-vjeçari Afrim Xhekaliu, pjesë e bandës së trafikantëve të cilët u arrestuan në Kanalin Britanik, pasi po tentonin të fusnin në këtë shtet 9 emigrantë shqiptarë të jashtëligjshëm.

Xhekaliu, jeton në Btitani dhe është përgjegjës për rrezikun që iu shfaq 9 personave, të cilët po transportoheshin me gomone dhe u ndihmuan nga autoritetet.

Autoritetet britanike thanë se në gomone ndodheshin 8 burra dhe 1 grua, të cilët i thanë ekipeve të shpëtimit se ishin të gjithë nga Shqipëria. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd