


U raportua e humbur nga familjarët, por askush
nuk e mendonte se do të përfundonte në një mënyrë të tillë. Një 18-vjeçare, nga Rumania, është gjetur e
pajetë në Macerata të Italisë, dy ditë më parë.
Por jo vetëm kaq. Trupi i Pamela Mastropietro është
gjetur i copëtuar dhe i vendosur në dy valixhe. Për ngjarjen shokuese, policia italiane ka
arrestuar një person të dyshuar, një nigerian i cili ndodhet në paraburgim.
Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë
të një farmacie, pasi është parë duke dalë nga vendi i ngjarjes. Por në deklaratën e tij në polici, i akuzuari
ka deklaruar se ishte me viktimën në ato momente.
Ai ka dhënë disa emra si të implikuar në vrasje, dhe autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar vërtetësinë e deklaratave të tij.

Por pas kontrolleve nëpër banesa policia ka zbuluar në shtëpinë e nigerianit rroba të mbuluara me gjak që dyshohet të jenë të viktimës.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





