






Floriana Garo, një nga moderatoret më të ëmbla shqiptare, hoqi dorë nga Shqipëria për të vazhduar jetën e lumtur pranë partnerit të saj Enis Daci në Gjenevë.
Vetëm pak muaj më parë ajo na dha lajmin e mrekullueshëm se ishte në pritjen e saj të ëmbël dhe se së shpejti çifti do të bëhen prindër.
Moderatorja do të bëhet nënë e një vajze dhe me siguri është shumë e entuziazmuar për këtë ndjesi, por emrin nuk e ka zbuluar ende.
E ftuar në emisonin “Chaud Patate”, Floriana ka thënë se e ka gjetur emrin e vajzës, por do të presë kur ajo të lindë për ta bërë publik.
“Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindë. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra.
Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethënie, e vendosëm. Ndërsa për dhomën, me thënë të drejtën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë”, tregoi Floriana.
Më tej Floriana tregon se ka një marrëdhënie të ngushtë me vajzën, ende pa lindur. Ajo ka treguar se i flet të bijës, edhe pse ndonjëherë i duket i çuditshëm ky komunikim./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





