Transmetuar më 02-02-2018, 18:06

Një vajzë e re ka rënë pre e përndjekjes nga një djalë i ri, duke përjetuar momente ankthi dhe frike.

Gjatë ditës së djeshme, pas denoncimit të vajzës, policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë E.T., 28 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i tij erdhi pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i shkaktuar ankth psikologjik 23 vjeçares E.S., banuese në Tiranë.

Mësohet se i riu ishte fiksuar keq pas saj dhe i kërkonte lidhje intime, por pavarësisht refuzimit të saj, nuk hiqte dorë.

Ai e ndiqte kudo dhe për shkak të presionit të vazhdueshëm, 23 vjeçarja kishte nisur të përjetonte makth dhe frikë, duke e denoncuar atë në polici.

Lidhur me rastin, materialet për 28 vjeçarin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd