





Një sallë operative në Huta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori një telefonatë nga një 19-vjeçar, Clint Nokes, i cili kishte kërkuar ndihmë pasi i biri nuk po merrte frymë krejty papritur.
I vogli kishte nevojë për ndihmë, por pavarësisht dhhënies së saj, foshnja 7 javëshe nuk mundi të rikthehej në jetë. Babai i foshnjës u tha mjekëve se ai ishte duke u përpjekur të ushqente fëmijën dhe papritur ai nuk po merrte më frymë.
U shqetësua dhe kërkoi ndihmë. Por kur policët filluan të bisedonin me stafin mjekësor, versioni i Clint u rrëzua.
E vërteta u zbulua së shpejti me autopsinë e djalit të vogël. Koka dhe gjoksi i foshnjës ishin plagosur dhe fëmija kishte pësuar hemorragji të trurit. Autopsia zbuloi ashpërsinë e dëmtimeve të fëmijës. Ai kishte një thyerje të kafkës, sy të gjakosur, gjak në palcë dhe fraktura të shumta përgjatë trupit të tij.
Pas kësaj i ati pranoi krimin. Ai tha se e kishte dhunuar, pasi fëmija nuk ndalonte së qari, ai e hodhi atë në divan, e mori për këmbe dhe e përplasi. Ai tha se e mbante fëmijën me kokë poshtë, duke e goditur atë në të gjithë trupin e tij.
Të gjitha veprime këto që për një fëmijë 7 javësh ishin fatale. Clint është arrestuar dhe është në pritje të gjykimit. Ngjarja ka shokuar dhe përlotur mjekë dhe policë në vendngjarje. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





