



Një histori e rëndë bullizmi denoncohet nga një grua, nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara, e cila vendosi të publikojë në profilin e saj në Facebook, fotografitë ku shihen pasojat e dhunës së pësuar nga i biri në shkollë.
Gruaja amerikane nga San Antonio, Valerie Ann Lozano, denoncon se djali i saj është rrahur në “Resnik Middle School”.
I mituri kishte marrë edhe më herët kërcënime të tjera, por mësuesit duket se nuk e kishin besuar.
Pasi publikoi fotografitë në Facebook për dhunën e pësuar këtë të mërkurë, zonja Lozano tregoi për mediat vendase, se djali është me aftësi të kufizuara, pasi vuan nga ankthi dhe depresioni dhe se që nga dita kur u rrah deri në gjakosje, nuk arrin që të flejë, duke bërë që gjendja e tij të përkeqësohet edhe më shumë, shkruan noa.al.
Nëna e djalit, deklaroi se tentoi që të fliste me drejtoreshën e shkollës ku ndodhi ngjarja, por nuk mori garanci se do të merren masat e nevojshme, ndaj nxënësve protagonistë.
Çfarë është bullizmi- Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





