Transmetuar më 01-02-2018, 23:41

Debat i ashpër mes kryetarit te PD Lulzim Basha dhe analistit Fatos Lubonja.

Ata janë përplasur në emisionin Studio e Hapur të Eni Vasilit në News24,

Debati:

Basha: Po turp more që vjen këtu dhe bën zhurmuesin e opozitës, asnjë gjë nuk the dy orë sulmove opozitën.

Lubonja: Se ka ndërtuar sistemin Edi Rama, sistemin bashkë e keni ndërtuar.

Basha: Kam qenë përballë tij unë, edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar 11 vjet ka ndenjur, 11 vjet ska bërë plan urbanistik,

Lubonja: Ca plani ndërtoni cfarë të doni?

Basha: Cfarë plani, gënjen, mashtron të të vijë turp, paske ardhur këtu të bësh nihilistin

Lubonja: Pse ore ti do më thuash ti mua cfare të them, të të bëj militantin unë ty?

Basha: Mos fol me gënjeshtra me mashtrime.

Lubonja: Oligarkun e Vlorës nuk e përmende.

Basha: Nuk është oligark ai e ka ndërtuar pasurinës nga 0 në Itali, do ti ekzekutosh të pasurit ti, ti je marksist unë s’jam marksist.

Lubonja: Edhe në Evropë janë të ndara partitë.

Basha: Nëse ka bërë afera ai ma thuaj se ia tregoj unë vendin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd