Transmetuar më 01-02-2018, 20:58

Emisioni "BOOM" solli denoncimin e banorëve të fshatit Katund i Vjetër në Rubik, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë me kilometra çdo ditë për të çuar fëmijët në qytet, për të frekuentuar mësimin, për shkak se shkolla e fshatit është terësisht a amortizuar.

"Kam dy fëmijë, problemi është se duhet ti çojmë vetë me makinat tona.Rruga është 4 km, 4 km me shku dhe 4 me ardhë", shprehet një denoncues.

"Kam një vajzë në klasë të dytë, gjendja e shkollës shihet si është, shkolla ka 4 nxënës me 7-8 mësues. Është i pesti vit që vajzën e çoj në Rubik si në kopësht, si në shkollë.Nuk e sjell dot vajzën këtu", shprehet një tjetër.

Aktualisht, shkolla 9-vjeçare e fshatit ka katër nxënës, një nxënës në klasë të dytë dhe një në klasë të katërt që bëjnë mësim, bashkë në klasë kolektive, dhe dy nxënës në klasë të shtatë.

Për këta nxënës janë në dispozicion 7 mësues, 2 definitivë dhe 5 të tjerë sillen nga shkollat e tjera për orë të caktuara. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd