Transmetuar më 01-02-2018, 17:11

Serbia mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian edhe nëse nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Duket se këtë garanci, kryeministrja serbe e ka marrë nga kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Sipas Ana Brnabiç, Tajani i ka dhënë asaj garancinë se njohja e Kosovës nuk është kusht që Serbia të anëtarësohet në Union.

“Mendoj se është e thënë në mënyrë të qartë nga presidenti Tajani, dhe se Serbia nuk do të duhet ta njohë Kosovën për t’u bashkuar me BE-në.

Mua më duket se ky është një mesazh i qartë”, ka thënë Brnabiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.

Kreu i shtetit serb është ndalur edhe te dialogu mes dy vendeve, dhe ka shprehur gatishmërinë për të vijuar më tej. /k.k/noa.al/