Transmetuar më 01-02-2018, 16:30

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Maliq të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Zerec-Maliq, ku shtetasi S.K., rreth 45 vjeç, banues në Libonik, duke drejtuar një mjet tip traktor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./b.l/noa.al/

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd