
Përfshihet nga flakët një automjet, i cili ka qenë i parkuar pranë banesës së të zotit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, teksa zbardhej dita e parë e shkurtit, në Ulëz të Matit.
Më konkretisht rreth orës rreth orës 02.30 të së enjtes, në qytetin e Ulzës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një automjet.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç, banues në Ulëz.
Mjeti ka qenë i parkuar dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Noa.al mëson se 56-vjeçari është përgjegjës i rojeve private të hidrocentralit të Ulëzës.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai deklaroi se nuk ka konflikt me njeri dhe se nuk di të japë një arsye për shpërthimin e mjetit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Shkatërrimit të pronës me zjarr”. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





