Transmetuar më 01-02-2018, 13:51

Ka rezultuar fals alarmi i dhënë në Policinë e Tiranës, ku një valixhe e dyshimtë u gjet pranë Bashkisë.

Policia u vu në lëvizje dhe alarmuar, pas telefonatës së marrë dhe dyshimeve se mund të kishte eksploziv.

Nga veprimet e rastit nga ana e uniformave blu dhe forcave xheniere, alarmi rezultoi fals.

Kjo pasi valixhja ishte e mbushur me rroba dhe ishte vendosur në koshat e plehrave, në pjesën e pasme të “Sahatit”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd