Transmetuar më 01-02-2018, 13:45

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit të njeriut, jo vetëm duke filtruar gjakun dhe duke hequr qafe produktet e mbetura, por po ashtu edhe duke balancuar nivelet e elektroliteve në gjak, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe duke stimuluar prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Mosfunksionimi i veshkës mund të ndodhë për shkak të një situate akute apo problemeve kronike në veshka. Që të mos kesh probleme të vazhdueshme, të cilat shtohen, nëse nuk u jep vëmendjen e duhur, duhet të bësh pastrim sipas kësaj recete natyrale.

Merr një tufë majdanoz dhe koper të larë. Priji në copa të mëdha dhe hidhi në një enë me ujë (dy gota uji ose më shumë). Masën vendose në zjarr të ziejë për 10-15 minuta (nëse do një çaj më të fortë, lëre të ziejë për 30 minuta). 

Hiqe nga zjarri dhe lëre të ftohet pak, por e mbuluar me kapak. Pasi të ftohet, kulloje dhe fute në frigorifer. Pije të ftohtë, një gotë në çdo ditë. Pas disa ditësh, do të vëresh se urina ka ndërruar ngjyrë, sepse trupi i ka hequr të gjitha helmet e mbledhura në veshka. 

Rekomandohet që ky lloj çaji të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit. Po ashtu, është është i shkëlqyer për lehtësimin e dhimbjeve menstruale. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd