Transmetuar më 01-02-2018, 08:58

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka shpjeguar ekstradimin e “financierit” të grupit kriminal të Habilajve, Nezar Seiti në Itali.

Gjoni tha se Ministria e Drejtësisë ka vepruar konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, si ato të legjislacionit të brendshëm dhe të gjitha akteve ndërkombëtare.

Duke folur mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion”, ajo tregoi se në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2011 që ka të bëjë me ekstradimin e shtetasve shqiptarë dhe ata të huaj është bërë edhe ekstradimi i Seitajt.

Gjonaj deklaroi se, Ministria e Drejtësisë është vënë në lëvizje dhe investuar pas një shkrese të paraqitur nga Interpol Tirana.

“Shkresa përcaktonte se Nezar Seiti ishte një person në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Katanias. Ne jemi investuar vetëm përmes kësaj shkrese të ardhur nga Interpol Tirana ku bëhej me dije se personi në fjalë është ndaluar për efekt ekstradimi”, deklaroi ministrja. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd