Transmetuar më 01-02-2018, 07:29

Nëntë shqiptarë kanë rrezikuar seriozisht që të mbyten me anije, në kanalin ujor që ndan Anglinë me Francën, për shkak të erërave të forta.

U desh ndërhyrja me helikopter dhe tre anije shpëtimi, në mënyrë që të gjendej anija e vogël, ku ndodheshin tetë burra dhe një grua.

Mësohet se emigrantët shqiptarë ishin nisur nga Francë të martën në mbrëmje, ndërkohë që mëngjesin e së mërkurës u dërgua sinjali “S.O.S” për ndihmë.

Fatmirësisht shqiptarët u shpëtuan në kohë, ku autoritetet vendase thanë se ka të lënduar, por pa rrezik për jetën.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli, ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.

Po ashtu, deputeti i Doverit, Charlie Elfik u bëri thirrje autoriteteve të jenë vigjilentë ndaj emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Britani ilegalisht.

Ai deklaroi se kjo ngjarje vërteton sërish se çfarë janë gati të bëjnë njerëzit për të ardhur në Angli, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd