Transmetuar më 31-01-2018, 22:52

Igli Tare vazhdon gjuetinë e talenteve. Drejtori sportiv i Lacios ka zyrtarizuar një tjetër afrim për të ardhmen. Bëhet fjalë për talentin shqiptar Progon Maloku.

Sulmuesi i cili u rrit në akademinë e Bajern Mynih ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën kryeqytetase dhe do të kalojë te skuadra e primaverave që drejtohet nga trajneri Bonati.

Sipas Panorama Sport, Maloku është vetëm 18-vjeç dhe është një talent premtues që pritet të shpërthejë te skuadra e Lacios.

Kujtojmë që sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-18 dhe U-19.