
Me vendim të Këshillit të Ministrave, qëveria shqiptare ka vendosur që të paguajë qeranë mujore të banesës së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të angazhohen për për zbatimin e këtij vendimi.
Pikat e vendimit të Këshillit të Ministrave:
1. Kompensimin, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.
2. Pagesa e kompensimit, deri në përfundim të periudhës së përkohshme, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të kryhet çdo muaj, me fondet e buxhetit të miratuar për vitin 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme.
3. Shuma e përgjithshme e fondit, që do të përdoret për pagesat e kompensimit, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe të rishpërndahet në buxhetin e miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme.
4. Ngarkohen Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





