
Policia ka ndaluar autorin e plagosjes së një personi, të cilin e goditi me sëpatë në kokë.
Bëhet fjalë për Paulin Paploka, 44 vjeç, nga fshati Juban, i cili një ditë më parë kreu aktin e rëndë në fshatin Gur i zi, duke plagosur 54-vjeçarin I. Dyli.
“Ndalimi i tij u bë pasi dje, më datë 30.01.2018, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse (sëpate) shtetasin I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, ku mëpas është larguar.
Për fat të mirë, i lënduari nuk ka rrezik për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





