Transmetuar më 31-01-2018, 16:24



Nuk ndodh shpesh që personazhet publikë të përdorin autobusët urbanë për të udhëtuar.
Por këtë herë, këngëtarja e njohur, Adelina Emini, e ka bërë një gjë të tillë, duke u ulur me qytetarë të thjeshtë.
Në Prishtinë është dita ku nuk përdoren makinat, për mbrojtjen e ambientit, prandaj mënyra e saj për të shkuar në punë ishte nëpërmjet një autobusi urban.
Këngëtarja nuk ka hezituar të shkrepë dhe publikojë një foto në Facebook, ku ka dhënë një mesazh për të gjithë.
"Kënaqësi me udhëtu me 4, ta ruajmë ambienti!”, ka shkruar ajo. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





