Transmetuar më 31-01-2018, 14:46

Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në liqen, ku është gjetur i mbytur.

Pasditen e djeshme, në liqenin e fshatit Stërmas, është gjetur i mbytur 54-vjeçari A.H., banues në fshatin Mjull Bathore, Farkë.

Paraprakisht dyshohet se viktima kishte qenë duke peshkuar dhe se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve aksidentale.

Kjo pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo nga ndonjë faktor tjetër i jashtëm.

Dyshohet se ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në liqen, çka ka bërë që të mbytet.

Gjithsesi për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës./a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd