Transmetuar më 31-01-2018, 12:29

Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku do të jetë pjesë e një prej kampionateve më të forta në Europë, La Liga spanjolle.

Sulmuesi shqiptar, është tashmë futbollist i Levantes, pjesë e së cilës është një tjetër shqiptar, por që përfaqëson Maqedoninë, Enis Bardhi.

Mediat spanjolle zbulojnë se Sadiku ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020. Në faqen zyrtare të Levantes Armando Sadikut i urohet mirëseardhja në gjuhën shqipe.

Ndërkohë ditën e sotme Sadiku ka kryer edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri, ku është pritur nga shokët e skuadrës me një veprim tradicional të ekipit spanjoll.

26 vjeçari ka kaluar përmes korridorit të shpullave të shokëve të rinj. Mediat spanjolle zbulojnë se Sadiku ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020. /b.l/noa.al/