









Babai i tyre duhet ti çonte të dyja në kopsht atë ditë. Kur Pearl dhe Iris kuptuan se babai i tyre nuk po lëvizte nga shtrati, në shtëpinë e tyre në Halifax, të West Yorkshire të Anglisë, qëndruan gjatë gjithë ditës duke e përkëdhelur.
Nuk e kuptuan në asnjë moment se ai kishte vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi dy vite më parë, por tani Helen Daykin vendosi ta tregojë për mediat, me synim që shkollat të kërkojnë informacion dhe të bëjnë më shumë kontrolle lidhur me mungesat e nxënësve.
Atë ditë, shkolla telefonoi në celularin e Chris, pasi konstatoi mungesën e dy vogëlusheve 2 dhe 4 vjeçe, të cilat nuk kishin shkuar në kopsht.
Siç raporton BBC, zonja Daykin e mori vesh lajmin tragjik vetëm në orën 20.00, pasi nëna e saj konstatoi se të gjitha dritat e shtëpisë ishin fikur dhe se kutitë e qumështit që merrnin çdo mëngjes ishin në derë.
Në atë moment gruaja telefonoi policinë, e cila shpërtheu derën dhe gjetën Pearl dhe Iris, pranë kufomës së të atit, shkruan noa.al. Vajzat thanë se ishte ftohtë dhe se kishin tentuar që ti vendosnin diçka në gojë të atit, për ta bërë të ndihej më mirë.
“E kaluan të gjithë ditën në katin e dytë. Lozën pak me shallët e mi dhe këpucët”, tregon Helen, nëna e vogëlusheve.
Ajo shton se Pearl, është vajza më e madhe dhe se ajo mban mend gjithçka ndodhi, dhe se tashmë nuk qëndron dot vetëm, pasi është e traumatizuar. Gjatë kohës së ngjarjes, gruaja ishte në punë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





