Transmetuar më 31-01-2018, 07:42

Rreth një muaj e gjysmë më parë ajo u bë nënë për të dytën herë, duke u bekuar sërish me vajzë, të cilën e quajti Santa.

Por ish-banorja e Big Brother 7, Jona Kalemaj e ka marrë veten shumë shpejtë.

Ajo ka publikuar në Instagram, një fotografi mjaft sensuale, ku bie në sy rifitimi i linjave trupore.

Më konkretisht ajo shihet në krevat, e mbuluar me peshqir, ku ekspozon dukshëm këmbët dhe dekoltenë.

Jona rreth tre më parë u bë nënë e së voglës Ejsi, ndërsa së fundmi familja e saj u shtua edhe me të voglën Santa.

Ajo u bë nënë për herë të parë nga bashkëjetesa me të dashurin që njohu pas daljes nga “Big Brother”, një biznesmen nga Vlora, me të cilin u martua pak kohë më parë, ndërkohë që tashmë e kanë plotësuar familjen me dy fëmijë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd