Transmetuar më 30-01-2018, 20:23

Dy javë më parë një vajzë nga Shkodra me emrin Albina, prezantoi në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” historinë e familjes së saj.

Ajo rrëfeu se vëllai i saj, ka qenë përdorues i heroinës dhe para disa muajsh tentoi vetëvrasjen.

Pjetri premtoi se nuk do konsumojë më lëndë narkotike dhe se po kërkonte një punë.

Pas 2 javësh moderatori i spektaklit E Diela Shqiptare”, vjen me një lajm të mirë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai tregon se Pjetri ose siç e thërrasin shkurt, Titi ka nisur punë si ndihmës hidraulik në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të qytetit Shkodër.

Postimi i Arditit:

A thamë që do i gjejmë Titit punë?

E pra, Titi filloi punë dhe për këtë falënderoj z. Mark Molla që e punësoi si ndihmës hidraulik në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të qytetit Shkodër.

Ka 1 javë në punë dhe mjeshtrat janë shumë të kënaqur me korrektësinë dhe zellin e tij për të mësuar./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd