Transmetuar më 30-01-2018, 18:57

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur sot, pranë urës së Shkumbinit, në Elbasan.
Ngjarja tragjike rezultoi fatale për një të moshuar, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Agim Rexha, 49 vjeç banues në fshatin Shushicë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, me targa AA 085 IM, ka aksidentuar 70-vjeçarin me inicialet, E.M, nga fshati Hajdaran.
Ai u transportua në spital por nuk mindi t’i mbijetojë plagëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





