





Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora do të rikthehet në vendlindjen e saj Kosovë, pikërisht për Ditën e Pavarësisë. 27-vjeçarja do udhëtojë drejt Kosovës menjëherë pas koncertit të saj në Holandë.
Ajo do të qëndrojë në Prishtinë më 17 shkurt, për një ditë dhe do dekorohet nga Presidenti i vendit për këtë datë të rëndësishme.
Së fundmi Rita ishte e pranishme edhe në ndarjen e çmimeve Grammy, ku tërhoqi goxha vëmendje.
Kjo ishte edhe arsyeja që “Vogue Magazine” i kushtoi këngëtares shqiptare një material. Aty ndër të tjera, këngëtarja shqiptare ka konfirmuar edhe ardhjen në Kosovë.
“Gjatë rrugës për shoun e ndarjes së çmimeve të mëdha në “Madison Square Garden”, Ora ndau me ne gjithçka që planifikon këtë vit- një turne në Amerikë dhe Evropë, një album të ri, një udhëtim misionar në shtëpinë e saj, Kosovë, duke ofruar gjithashtu disa këshilla se si ajo zotëron stilin e qilimit të kuq”, shkruan ndër të tjera “Vogue”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





