Transmetuar më 30-01-2018, 17:13

Një i ri shqiptar nuk arriti t’u shpëtojë prangave të policisë, edhe pasi i kishte gënjyer autoritetet italiane se ishte i pastrehë.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i identifikuar vetëm me inicialet, P.X, i cili u kap nga policia gati për të shpërndarë lëndë narkotike, një ditë më parë

Lëvizjet e tij të dyshimta bënë që autoritetet ta ndalojnë dhe të kryejnë një kontroll mbi të riun.

Ai po ecte me biçikletë dhe në momentin e ndalimit tentoi të largohej, por nuk arriti dot.

Gjatë përplasjes me karabinierët, 19-vjeçari ka hedhur biçikletën dhe një zarf me 16 gram kokainë.

Me tej, për të shpëtuar, ai u ka thënë oficerëve se ishte i pastrehë por gënjeshtra e tij është zbuluar pas hulumtimit në rrjetet sociale.

Pas kontrollit në shtëpi, janë sekuestruar 790 euro, dy peshore, 200 gram kokainë dhe dy gram hashash. Vlera e drogës në treg arrin shifrën rreth 80 mijë euro. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd