
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja është regjistruar në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.
Mësohet se i plagosuri është identifikuar si shtetasi Renato Gjokaj, 19 vjeç dhe plumbi e ka marrë në këmbë.
Menjëherë pas plagosjes i riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





