Transmetuar më 30-01-2018, 15:52

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Shëngjin ku një person ka tentuar të vetëflijohet duke u djegur me benzinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se 46 vjeçari G.S., banues në Shëngjin, duke spërkatur veten me benzinë, ka tentuar të vetëdigjet dhe si pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore.

Menjëherë pas këtij akti të rëndë, ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet që e kanë detyruar këtë 46 vjeçar të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën e tij, ndërsa vijojnë hetimet.

Lidhur me rastin edhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësime të mëtejshme. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd