Transmetuar më 30-01-2018, 15:20

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Cërrikut.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në afërsi të Urës së Shkumbinit, ku mjeti tip "Ford" me targa AA  085 IM drejtuar nga A.R., 49 vjeç banues në Shushicë ka  aksidentuar 50 vjeçarin i cili udhëtonte me biçikletë.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd