
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pas sekuestrimit të 150 kilogramë lëndë narkotike brenda një automjeti.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Ervin Zykaj, 42 vjeç, banues në Cerkovinë, si dhe është shpallur në kërkim F.Gj., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP.Vlorë, gjatë natës së sotme, kanë sekuestruar brenda një automjeti fugon tip “Benz”, një sasi prej 150 kilogramë lënde narkotike kanabisi.
Mjeti ndodhej në fshatin Cerkovinë, Novosel, i parkuar pranë banesës së shtetasit Ervin Zykaj. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike dhe automjeti.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor për të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





