Transmetuar më 30-01-2018, 14:47

Një grua u bë nënë e një vajze me përmasa të pazakonshme, plotë 6 kilogramë.

Bëhet fjalë për një grua 42-vjeçare, e cila përtej përmasave të bebes, tërhoqi vëmendjen, për shkak se e lindi të bijën e vetme në shtëpi dhe pa asnjë lloj qetësuesi.

Lindja e pazakontë ndodhi në Dagestanskie Ogni, një qytet në Rusi, ndërkohë që familja u tregua e rezervuar për të dhënë emrin e foshnjës apo të nënës së re.

Nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë, por foshnja e sapolindur ka probleme me dëgjimin dhe mund të ketë edhe probleme të tjera në të ardhmen.

Një zëdhënës i spitalit, ku është shtruar aktualisht gruaja me foshnjën, deklaroi se vogëlushja është mbipeshë dhe kjo gjë mund të shkaktojë probleme të tjera. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd