





Janë të shumtë personazhet e famshëm të cilët zgjedhin që të ndihmojnë familjet në nevojë pa bërë publike bamirësitë e tyre.
I tillë është edhe rasti i aktorit të humorit Agron Llakaj, i cili çdo fundvit shkon në vendlindjen e tij Memaliaj dhe paguan një pjesë borxhet e banorëve të varfër, duke u mundësuar një darkë të mirë për Vitin e Ri.
Ky informacion është bërë i ditur sot në emisionin radiofonik “Chaud Patate”, në ‘NRG Radio’.
Llakaj ka rrëfyer i prekur në një nga intervistat e tij se është shumë i lidhur me vendlindjen dhe sa herë që rikthehet ndihet nostalgjik.
Pjesë e kauzës së tij të bamirësisë herë pas here bëhet miku dhe ish-portieri i Kombëtares së futbollit, Foto Strakosha, i cili gjithashtu ka lindur në këtë qytet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





