Transmetuar më 30-01-2018, 12:53

Plagoset me sëpatë një person, pas një konflikti të ndodhur paraditen e sotme, i cili përfundoi në gjak.
Më konkretisht rreth orës 11:10 të paradites së sotme, në fshatin Guri Zi, Shkodër, ka ndodhur një konflikt.
40-vjeçari P.Paloka, banues në fshatin Juban, Shkodër, ka goditur me sëpatë në kokë, shtetasin I. Dyli, 54 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, Shkodër.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës, nën kujdesin e bluzave të bardha, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





