
Bajamet janë fruta të thata të cilat ndihmojnë për të pasur një organizëm të shëndetshëm. Duke ngrënë vetëm një grusht bajame në ditë, nuk e keni idenë çfarë të mire i bëni vetes.
Një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë. Sipas një studimi të fundit në SHBA, ngrënia e përditshme e bajameve e rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.
Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, tha: “Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera”.
Disa veti të tjera kuruese të bajameve:
1. Ndihmon në humbje peshe- Edhe pse bajamet kane nivele të larta yndyre, ndihmojnë për të humbur peshë. Bajamet përmbajë yndyra të ngopura të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Për këtë nuk duhet të kalohet masa një grusht ose 12 kokrra.
2. Ideale për diabetikët- Bajamet kanë shumë proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato janë ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.
3. Kujdesi i lëkurës- Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumështi i bajameve janë nga përbërësit kryesor në prodhimet e kremrave te lëkurës. Produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.
4. Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkunë- Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojnë në rregullimin e brendshëm dhe pastrojnë traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojnë trupin tonë për të luftuar kancerin e zorrës së trashë.
5. Bajamet në shtatzani- Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





