
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, bën një deklaratë të fortë, teksa thotë se siguria kombëtare është në rrezik, për shkak se prej muajsh, anijet nuk gjurmohen.
Ai shprehet se nuk ka smartphone dhe automjet të dekadës së fundit që nuk gjurmohet dhe identifikohet në çdo çast për pozicionin e tij kudo në botë, me përjashtim të anijeve të flotës tonë të peshkimit.
“Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mos pagesës së kontraktorit. Çfarë po ndodh? Cilat janë pasojat? Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen. Së dyti evazion i rëndë fiskal nga mungesa e raportimit të veprimtarisë ekonomike të peshkimit dhe cenim i rëndë i statistikave të sektorit duke na vendosur në disavantazh të thellë në negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian”, shkruan Panariti në Facebook.
Ai fton qytetarët që të mos harrojmë që jemi ndër vendet e para që përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruan dhe ratifikuam marrëveshjen e masave portuale për ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve të paligjshme.
Panariti e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se partnerët tanë strategjike presin rezultate dhe jo fjalë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





