









Aktori i humorit Besart Kallaku dhe gjyshja e tij, Ija e famshme, kanë qenë të ftuarit e mesditës së të hënës në emisionin “Kush vjen për drekë” në televizionin “Klan”.
Por përveç pjesës së gatimit ata zbuluan edhe detaje nga jeta e tyre dhe më konkretisht nga ajo familjare.
Ishte një videomesazh i motrës së Besit, Ana Kallaku, ajo që i surprizoi pasi falënderoi gjyshen për gatimet e shijshme, si dhe përshëndeti të vëllanë.
Kjo bëri që moderatorja Arjola Shehu, ngacmoi në këtë moment duke e pyetur Ijen, “Po Besi e rrihte Anën kur ishin të vegjël?”
Por përgjigja e Ijes i befasoi të gjithë, “Ku ta rrihte Besi Anën, ai e lante e shpëlante gjithë ditën, që vdektë nëna për ta!” /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





