Transmetuar më 29-01-2018, 23:34

Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili do të përfaqësojë vendin tonë këtë vit në Eurovizion do të këndojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë të Festivalit Evropian.

Së bashku me të, në natën e parë do të këndojnë vende si Maqedonia, Greqia, Qipro, Zvicra, Bullgaria, Estonia, Azerbajxhani etj.

Eugen Bushpepa do ta përfaqësojë vendin tonë me këngën “Mall” në Festivalin e njohur, që këtë vit do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Me këngën “Mall” Bushpepa fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd