Transmetuar më 29-01-2018, 19:20

Për herë të parë ministrja e Drejtësisë, i është përgjigjur akuzave për ekstradimin e të ashtuquajturit financier të grupit të Habilajve, Nezar Seitajt.

Sipas ministrs, gjithçka është kryet në përputhje të plotë me ligjin, dhe kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane.

“Nezar Seitaj u ekstradua në Itali, në zbatim të vendimeve të  gjykatave shqiptare dhe kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë italiane, konform ligjeve dhe akteve ndërkombëtare. Ai sot është në duart e prokurorisë italiane”, thuhet në reagimin e ministres.

Pretendimet e opozitës, Gjonaj i quan “konsumim të energjive për një alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lirë dhe jo që iu dorëzua pikërisht drejtësisë italiane”.

Nëse do ishte bërë e kundëta, pra nëse Seitaj nuk do të ishte ekstraduar, Gjonaj thotë se një gjë e tillë do të merrte konotacione edhe më të rënda.

“Çdo veprim ndryshe nga ekstradimi do të përkthehej dhe nga shteti italian si mungesë vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar”, vijon më tej ministrja e Drejtësisë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd