Transmetuar më 29-01-2018, 17:23

Aktori i humorit Florjan Binaj është mjaft i dashur për publikun, për shkak të roleve komike të tij dhe batutave pafund.

Por ditën e sotme, ai ka treguar një eksperiencë aspak të këndshme që i ndodhi në një spital të njohur privat në Tiranë, ku kishte çuar djalin e vogël për vizitë.

Ai denoncon trajtimin aspak normal, çmimet e kripura dhe analizat pafund, vetëm e vetëm për të të rrjepur.

Denoncimi i Florit në Instagram

“TURP! Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vende, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shumë, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan… Çmimet stratosferë ishin gjëja më normale. Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj., në 12 të natës u detyrova të dalë rrugëve të gjej ndonjë lokal hapur për të ngrohur ujin për qumështin e djalit sepse ky spitali privato-sakat nuk kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet… natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmija?

Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kërkuan ti bëjmë lloj lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojmë dot këto raste prandaj i çojmë në shtet…

E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zor aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellin…TURP!!! Mjerë ne ku jetojmë sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spital që shteti në vend ti kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qera ose taksat se shëndeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit…TURP! /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd