



Një mësues i matematikës duhet të vuajë një dënim nga 30 deri në 60 vjet burg, për shkak të nisjes së një lidhje me një nxënëse 14-vjeçare dhe për shkak se theri të shoqen me thikë, pasi ajo zbuloi tradhtinë.
Dënimi vjen nga një gjykatë në shtetin e Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
32-vjeçari James Chelekis, mësues i matematikës në Crestwood Middle School, shkëmbente rregullisht mesazhe të nxehta me adoleshenten me të cilën kishte pasur edhe marrëdhënie seksuale, kur e shoqja Amanda, lexoi chat-in.
Fillimisht ai tentoi që të justifikoi, ndërsa më tej mori një thikë dhe tentoi që ta therë.
Gjithçka për shkak se humbi toruan, pasi druhej se do arrestohej pasi të zbulohej lidhja që kishte krijua me të miturën.
“Ishte në këmbë pas meje, më puthi ballin dhe më preu fytin nga njëra anë në tjetrën”, tragoi Amanda në gjykatë këtë të enjte, shkruan noa.al. Gruaja arriti që bllokojë hemorragjinë për thuajse një orë, para se i shoqi të kërkonte ndihmë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





