











Moderatoren e emisionit “Jo vetëm modë”, Nevina Shtyllën, e pamë edhe në film.
E çliruar nga emocionet prej moderimit, Nevina nuk u mendua fare për ta pranuar propozimin e Papadhimitri Production për të luajtur Lornën në filmin “Ti mund të më quash Xhon”.
Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, Nevina është shprehur se nuk ndihej gati ta bënte këtë, po, do të kishte qenë ndryshe në rast se do të kishte studiuar për aktrim.
“Puthjet ishin pjesë e skenarit që në fillim, të gjithë ata që vinin në kinoprovë ishin shumë të qartë për këtë, kështu që nuk kishte vend për surpriza në këtë pjesë. Puthjet me një njeri të panjohur, për më tepër kur as nuk i takon aktrimit, pra, nuk ke as trajnimin e duhur qoftë edhe psikologjik, janë të sikletshme dhe kjo është më se e kuptueshme. Por nuk ishin diçka e jashtëzakonshme, gjithsesi”, u shpreh ajo.
Nevina shtoi më tej se skenat që janë shkurtuar kanë qenë disa që dukeshin më provokuese dhe që për të, në këtë dalje të parë, nuk ishin të përshtatshme dhe për këtë ka gjetur mirëkuptimin e plotë të regjisorëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





